Sportistët e vrapimit malor dhe çiklizmit në terren të vështirëpër herën e shtatë me radhë do të marrin pjesë në PirinRun 2020. Gara do të fillojë më 21 qershor në qytetin Bansko, në rrëzat e malit Pirin, Bullgari Jugperëndimore, pranë stacionit të poshtëm të teleferikut dhe do të përfundojë më majën Vihren (për vrapuesit) dhe në bujtinën malore “Vihren” (për çiklistët).
Janë përgatitur itinerare për tri disiplina: vrapim malor – 13 kilometra, çiklizëm – 26 kilometra dhe duatlon (vrapim dhe çiklizëm) në distancën 13 km. Në gara mund të marrin pjesë dhe veteranët e moshës nga 40 deri më 70 vjeç, bënë të ditur organizatorët nga Asociacioni “Maratona”.
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..