Në një analizë të përbashkët Instituti i Dyseldorfit për Makroekonomi, Instituti Ekonomik i Austrisë (WIIW) dhe instituti francez OFCE bëjnë thirrje për investimin e miliardëve, të cilët BE-ja do të përdorë për rimëkëmbje pas krizës së Covid-19, në dy projekte me rëndësi kyçe.
I pari është për hekurudhë transevropiane me shpejtësi të lartë, e cila do të lidhë të gjitha kryeqytetet evropiane. I dyti është “Rruga Evropiane e Mëndafshtit” – deri në Moskë dhe në shtetet e Kaukazit. Dy projektet kanë akse në territorin e Bullgarisë.
853 kilometra prej “Ultra-Rapid-Train” apo “Trans Europa Expres” duhet të kalojnë përmes vendit tonë dhe vlera e pjesës bullgare do të jetë 59% prej produktit aktual të brendshëm bruto të Bullgarisë, tregon analiza. Tërë gjatësia e projektit prej 18 250 kilometrash do t’i kushtonte Bashkimit Evropian 1,1 trilionë euro.
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..