Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretar i Presidentit Rumen Radev kontrollohet për tregti me ndikim

Pllamen Uzunov
Foto: BGNES

Prokuroria e specializuar kontrollon sekretarin e Presidentit për çështjet juridike dhe korrupsionin Pllamen Uzunov për tregti me ndikim. Më 27 dhjetor 2018 Uzunov i ka dërguar afaristit Pllamen Bobokov të akuzuar për import ilegal dhe përpunim mbeturinash, një vendim gjyqësor, të cilin ende nuk e kishin nënshkruar gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Administrative.

Gjashtë ditë më vonë vendimi është shpallur publikisht. Bëhet fjalë për një leje, me të cilën çlirohet tankeri “Badr” i ndaluar në portin në Burgas.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD