Gjithnjë e më shumë bullgarë preferojnë turizmin fshatar, si rrjedhojë e epidemisë së koronavirusit. Rritja e pritur e kërkimit është rreth 30%, tha para BNR-së Borisllav Borisov, kryetar i Asociacionit të fshatrave bullgare.
Gjatë viteve të fundit ndaj turizmit fshatar shfaqin interes njerëz të moshës aktive, familje me fëmijë të vegjël dhe njerëz të klasës së mesme, të cilët vlerësojnë kontaktin me natyrën dhe vetminë”, shtoi Borisov. Numri i turistëve të huaj është shumë i vogël, kryesisht për shkak të mungesës së reklamës.Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..