Është obligim i shtetit që të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në dr. Ivan Maxharov – kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgar. Më herët në një letër dërguar mediave Bashkimi reagoi ashpër ndaj qëllimit të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vendosur gjoba spitaleve, të cilat kërkojnë që pacientët e tyre të bëjnë teste për Covid-19. Kjo i bën pacientët për të hequr dorë nga mjekimi, sepse nuk mund ta paguajnë. Sipas Maxharovit pacientët nuk duhet t’i paguajnë këto teste, por në çmimet e të ashtuquajturave “shtigje klinike” nuk janë parashikuar shpenzime për PCR.
“Në luftimin e koronavirusit shteti nuk ka harxhuar asnjë lev nga buxheti shtetëror për shëndetësinë. Paratë, të cilat jepen për vijën e parë të luftimi janë në kuadrin e një projekti evropian, ndërsa të tjerat – nga Arka Kombëtare e Shëndetësisë” , konstatoi Maxharovi.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..