Bullgaria është në një nga vendet e para në botë për nga sasia e bimëve mjekësore për njësi sipërfaqeje, bëri të ditur Ministria e Ekologjisë në lidhje me Ditën e Enjos. Jemi përpara prodhuesve dhe eksportuesve më të mëdhenj në botë si Kina dhe India, kurse në BE s’ka vend tjetër me larmi dhe pasuri aq të madhe të bimëve jo të kultivuara mjekësore. Prandaj jemi dhe shteti i vetëm në Evropë, i cili ka ligji të specializuar për barnat mjekësore.
Një listë me 24 bimë mjekësore përcakton ato bimë, të cilët nuk mund të mblidhen me qëllim biznesi, kurse një listë tjetër me 11 të tjera përcakton çdo vit me urdhëresë të ministrit të mjedisit sasitë e lejuara për mbledhje.
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë e deklaroi në Londër guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në forumin e fondit të..
Shkalla e rritjes së çmimeve në BE u ngadalësua në 2.4% në prill 2025 në bazë vjetore krahasuar me 2.5% në mars, tregojnë llogaritjet e Eurostat. Për Bullgarinë, të dhënat e raportuara sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumatorit tregojnë..
Agjencia Bullgare e Investimeve dhe Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë po nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi që do t'i japë një shtysë të..