Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fokus: shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve bullgarë

Foto: BTA

Adoleshentët bullgarë janë në vendet e para për nga pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit dhe kanabisit dhe janë në vend të dytë për nga fillimi i hershëm i jetës seksuale. Këto të dhëna shqetësuese i shpalli para pak kohe Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin “Në fokus: shëndeti dhe mirëqenia e adoleshentëve”. Studimi përfshin 45 shtete dhe zhvillohet një herë në 4 vjet ndër fëmijët e moshës nga 11 deri në 15 vjeç.

“Kjo tendencë po vazhdon të thellohet, ndërsa niveli i përdorimit të alkoolit është rritur dy herë në krahasim me të dhënat e studimit të mëparshëm – vë në dukje doc. dr. Mihaill Okolijski, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. – Një prej fakteve më shqetësuese është se vajzat që pinë cigare janë më shumë nga djemtë, një tendencë që nuk vëzhgohet në asnjë shtet tjetër dhe kërcënonfunksionin e tyre riprodhues dhe përkatësish pamjen demografike te ne.”

Cilat fakte të tjera shkaktojnë shqetësim? 28.9% e nxënësve pinë alkool rregullisht, që është një rritje e konsiderueshme në krahasim me 2014-ën, kur kjo përqindje ka qenë 16.4. Për nga përdorimi i kanabisit Bullgaria është në vend të parë – 19% për vajzat dhe 16% për djemtë. Përvojë seksuale kanë 37% prej djemve të moshës 15 vjeç dhe 25% prej vajzave të po kësaj moshe.


“Të rinjtë në Bullgari provojnë, ose fillojnë të përdorin lëndë psikotrope, alkool dhe cigare në një moshë gjithnjë e më të hershme. 9% e fëmijëve 11 vjeçarë pinë duhan, 26% e të rinjve dhe 38% e të rejave – komenton dr. Radosveta Stamenkova nga Asociacioni për Planifikimin Familjar. – Shqetësuese janë edhe të dhënat e anketës se nxënësit bullgarë janë në vend të fundit për nga ndjenja e përkrahjes nga prindërit e tyre.”

Sipas specialistëve problemet mund të zgjidhen në saje të prevencës aktive dhe sigurimit të një informacioni të kuptueshëm shëndetësor. Njerëzit e rinj duhet të jenë informuar dhe të mund të bisedojnë për temat, për të cilat kanë interes. Doc. Okolijski e shpjegon problemin e kulturës së ulët shëndetësore kështu: 

“Prindërit nuk kanë pasur edukim shëndetësor në shkollë dhe një pjesë e madhe prej tyre nuk janë të qartë se sa të rrezikuar janë fëmijët nga përdorimi i hershëm i alkoolit dhe cigareve. Edukimi shëndetësor duhet të fillojë sa më herët dhe të sqarohen rreziqet.”


Sipas Lidija Vasilevës – udhëheqëse e studimit në Bullgari, një problem serioz është shëndeti psikik i fëmijëve. Shpeshherë adoleshentët bullgarë ankohen nga nervozizmi dhe dhimbja e kokës. Konsumimi i përditshëm i produkteve të ëmbla dhe pijeve freskuese gjithashtu i vendos të rinjtë bullgarë në klasifikimet negative. Vetëm 20% e fëmijëve janë mjaft aktivë fizikisht.

Në publikim janë përdorur materiale të BNR-së – Radio Vidin

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në dyqanin bullgar në lagjen Schaerbeek të Brukselit

Në lagjen  Schaerbeek të Brukselit, në një nga rrugët më të frekuentuara, hasëm një dyqan vetëm me produkte bullgare – lutenica , kos , djathë , sallame , bozë , banica tradicionale bullgare dhe shumë të tjera. Pronari,..

botuar më 25-08-05 7.10.PD

Manastiri i Rilës pret 200 pelegrinë që ndjekin rrugën “Mrekullibërësi i Rilës”

Më 5 gusht pritet të mbërrijnë në Manastirin e Rilës 200 persona që u përfshinë në pelegrinazhin “Mrekullibërësi i Rilës”. Ky pelegrinazh është pjesë e rrugëve të krishtera të pelegrinazhit, të bashkuara nga nisma “Në rrugën e besimit”...

botuar më 25-08-05 5.25.PD
Shkaba egjiptiane

Një shkabë egjiptiane është helmuar pranë Krumovgradit

Një shkabë egjiptiane e ngordhur është gjetur pranë fshatit Hrastovo, në afërsi të qytetit Krumovgrad, njoftoi zyra e shtypit e Drejtorisë Rajonale të MPB në Kërxhali. Nga shpendi, i cili është një specie e mbrojtur, janë marrë mostra për analizë...

botuar më 25-08-04 6.48.MD