Pas një operacioni të shpëtimit që vazhdoi 4 orë tri punëtorët ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat në tunelin “Zheleznica” të Autostradës “Struma”, bëri të ditur Ministri i shëndetësisë Kirill Anaiev. Njerëzit e lënduar janë transportuar në spitalin e Bllagoevgradit dhe nuk ka rrezik për jetën e e tyre.
Tuneli është pjesë e aksit të fundit të autostradës, i cili është më i ndërlikuar dhe i vështirë për të ndërtuar. Kjo autostradë lidh Sofjen me kufirin grek dhe aksi në fjalë kalon përmes terrenit malor në Grykën e Kresnës.
Në objekt punohet 24 orë 7 ditë në javë. Ky është tuneli më i gjatë i ndërtuar deri tani në Bullgari me dy gypa, secila me gjatësi nga 2 kilometra.
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..