A keni qenë në Tutrakan? Në fillim të shekullit XX kjo qytezë e vogël që ndodhet afër ujërave të lumit të dytë evropian për nga gjatësia ka qenë qendra e peshkimit me ndikim më të madh në Bullgari. Atje ka një vendbanim peshkatarësh, i cili sot është vend tërheqës për adhuruesit e peshkimit dhe jo vetëm kjo. Atmosfera autentike e kompleksit arkitekturor “Mëhalla e Peshkimit”, me rrjetet e peshkatarëve, shtëpitë dhe punishtet për varka, na kujtojnë për mënyrën e jetesës së njerëzve në këtë krahinë. Deri në fillimin e shekullit të kaluar në mëhallë kanë banuar mbi 1400 familje peshkatarësh, ndërsa peshkatarët profesionalë atëherë kanë qenë ¼ prej popullsisë afro 8 mijëshe. Sot, “Mëhalla e Peshkatarëve” është një monument i kulturës me rëndësi kombëtare. Ky është edhe vendi, ku mund të hani çorbë të shijshme prej peshku dhe të shijoni një prej perëndimeve më të bukura.
Atje ndodhet dhe Muzeu i njohur i Peshkimit, i cili është përfshirë në listën e 100 objekteve turistike kombëtare në Bullgari. Atje na çon publikimi i Radio Bullgarisë.
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..