Kolegji i prokurorëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor miratoi njëzëri një deklaratë kundër publikimeve në Facebook të afaristit Vasill Bozhkov, i cili për shkak të akuzave të ngritura kundër tij në Bullgari refuzon të kthehet në vend dhe po jeton në Dubaj. “Bosi i lojërave të fatit”, i cili po hetohet për 18 krime, pohon se kundër nëpunësve të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave po ushtrohet presion për shkak të hetimit kundër tij.
Bozhkovi ka publikuar fotografi të prokurorit përgjegjës për çështjen e tij Angell Kënev.
Prokurorët deklarojnë se përgjimi dhe publikimi i fotografive të një prokurori nga Prokuroria e Specializuar gjatë kohës së kryerjes së detyrave të tij profesionale është një shkelje e rëndë dhe presion i papranueshëm mbi magjistratin konkret dhe mbi Prokurorinë.
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...