Shefi i Departamentit “Narkotikë” në Drejtorinë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar dhe dy nëpunës të tjerë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan, tha në një brifing të jashtëzakonshëm kryeprokurori Ivan Geshev. Ata dyshohen në sigurimin e “çadrës” për punën e grupeve të organizuara kriminale që merren me trafikun e narkotikëve jo vetëm në territorin e Bullgarisë. Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov tha se do të analizohet veprimtaria e Drejtorisë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar. Ai shtoi se udhëheqja e Ministrisë së Brendshme duhet të ofrojë ndryshime të cilat të përmirësojnë situatën në dikaster.
Më vonë operacioni u shqyrtua në një takim mes Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryeministri kërkoi dorëheqjet e zëvendëskryesekretarit të MPB-së Georgi Arabaxhiev dhe të drejtorit të Kryedrejtorisë “Luftimi i kriminalitetit të organizuar” Ivajllo Spiridonov. Pas takimit Arabaxhiev dhe Spiridonov dhanë dorëheqje.Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..