Shefi i Departamentit “Narkotikë” në Drejtorinë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar dhe dy nëpunës të tjerë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan, tha në një brifing të jashtëzakonshëm kryeprokurori Ivan Geshev. Ata dyshohen në sigurimin e “çadrës” për punën e grupeve të organizuara kriminale që merren me trafikun e narkotikëve jo vetëm në territorin e Bullgarisë. Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov tha se do të analizohet veprimtaria e Drejtorisë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar. Ai shtoi se udhëheqja e Ministrisë së Brendshme duhet të ofrojë ndryshime të cilat të përmirësojnë situatën në dikaster.
Më vonë operacioni u shqyrtua në një takim mes Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryeministri kërkoi dorëheqjet e zëvendëskryesekretarit të MPB-së Georgi Arabaxhiev dhe të drejtorit të Kryedrejtorisë “Luftimi i kriminalitetit të organizuar” Ivajllo Spiridonov. Pas takimit Arabaxhiev dhe Spiridonov dhanë dorëheqje.Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..