Edicioni i radës i fushatës “Libra për mbetje” do të zhvillohet në qytetet Burgas, Varna dhe Veliko Tërnovo në ditët 27-28 qershor. Secili që dëshiron të përfshihet në të duhet të sjellë plastmasë të pastër dhe të përshtatshme për riciklim. Për këtë plastmasë ai do të marrë ndonjë libër, të cilën do ta zgjedhë vetë. Ora e fillimit të nismës në tri qytetet është 10, kurse librat e përgatitura sivjet nga organizatorët janë kryesisht me vepra në bazë të të cilave janë bërë filma. Ndër titujt janë “Doktor Dolittle”, “Thirrja e së egrës”, “Princi i vogël” dhe shumë të tjerë. Organizatorët e ngjarjes besojnë se ajo do të zhvillohet në kushtet e respektimit të të gjitha masave kundër epidemisë. Që nga edicioni i parë i fushatës në vitin 2013 deri tani janë ricikluar mbi 60 tonë plastmasë dhe janë shpërndarë dhjetëra mijë libra.
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..