Ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme realizojnë eksport më të madh në Gjermani, Rumani, Itali, Francë, Greqi dhe Poloni. Rritje më të madhe shënojnë biçikletat elektrike dhe motoçikletat e vegjël. Për nga ky tregues jemi në vend të gjashtë në Evropë.
Pas kësaj në listën e eksportit janë instrumentet matëse, tregon një studim i Institutit për Ekonomi të Tregut për mundësitë për eksport të biznesit vogël dhe të atij të mesëm. Në fushën e instrumenteve matëse prodhimi ynë ka pozita serioze në vende si Zvicra, SHBA-ja dhe Japonia. Bullgaria dhe vende të tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore shënojnë rritje të furnizimeve të pajisjeve të ndryshme elektrike, si akumulatorë, ngrohës elektrikë, ndërsa konkurruesit tanë në këtë sektorë janë furnizues jashtë BE-së, si Kina.Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...