Në Sofje do të zhvillohet një turne ndërkombëtar i volejbollit në plazh. Ndeshjet do të mbahen në bazën e re për volejboll plazhi, e cila u përgjigjet kritereve më të larta, dhe ndodhet në rajonin e liqenit të Pançarevos në afërsi të Sofjes. Nga 6 deri më 9 gusht do të zhvillohen ndeshjet e meshkujve, kurse nga 26 deri më 29 gusht – ato të femrave.
Në turne do të marrin pjesë sportistët më të mirë në këtë sport si Reid Priddy dhe të tjerë.Çmimet e parashikuara janë me vlerë të përbashkët 25 mijë euro. Organizatorët dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit Ljubomir Ganev informuan ministrin e sportit rreth përgatitjes së kampionatit.
Në sllallomin gjigant paralel të Kupës së Botës në Carezza (Itali), snowboardisti më i suksesshëm bullgar Radosllav Jankov fitoi titullin dhe regjistroi fitoren e parë të sezonit. Përsëri më 12 dhjetor, përsëri në Carezza, por në 2015, Jankov shënoi..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..