Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fund të majit bilanci buxhetor i Bullgarisë është pozitiv

Foto: arkiv

Bilanci buxhetor i shtetit për datën 31 maj 2020 është pozitiv dhe me vlerë mbi 671 mln. euro, bëri të ditur Ministria e Financave. Kjo është në sajë të të ardhurave në buxhet, të cilat tejkalojnë shpenzimet me 422 mln euro. Përveç kësaj fondet evropiane, të cilat kanë hyrë në buxhet janë 249 mln. euro.

Të dhënat në fund të majit 2020 tregojnë se  në shtet kanë hyrë të ardhura mbi 9 mln. euro, apo 39,7% prej të hyrave të planifikuara. Sa u përket të ardhurave tatimore dhe jotatimore është regjistruar rënie prej 741 mln. euro, apo 8,2% më pak në krahasim me majin e vitit 2019.

Subvencionet evropiane në kuadrin e programeve dhe fondeve të ndryshme për të njëjtën periudhë shënojnë rritje prej 187 mln eurosh, apo 37%. Rezerva fiskale në fund të majit 2020 është 5,2 mlrd euro.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD