Gara mes sportistëve më të mirë bullgarë të aeronautikës dhe kitesurfing-ut mbaroi parakohshëm. Starti ishte pranë Novo Sello tek lumi Danub.
Në garën "Air and Water Need Good Wings" dy atletë duhej të konkurronin në vazhdim të 12 orëve. Nga lindja në perëndim Nikolla Abaxhiev-Koki (majtas në fotografi) me surf në ujërat e lumit Danub, ndërsa Veso Ovçarov në ajër me paraplaner mbi Luginën e Danubit u përpoqën të kalojnë më shumë kilometra. Era e fuqishme e detyroi Veson për ta ndërprerë garën gjatë orës së katërt, ndërsa Koki shënoi rekord personal, duke kaluar 320 km. në lumë për 11.5 orë. Ky është dhe një rekord i ri evropian për kalimin më të gjatë në lumë me kitesurf në vazhdim të 12 orëve.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...