Më 1 korrik ishte premiera në internet e albumit të ri JAZZANITZA – Live at ARCUB, Bucharest. “Xhazanica” quhet dhe grupi i krijuar nga Borisllav Petrovi (ekzekutues në bateri dhe kompozitor) dhe albumi debutues, i cili doli gjatë vitit 2016.
Nuk është ndonjë sekret, se folklori bullgar është burim frymëzues për jo pak xhaz muzikantë të rinj bullgarë. Mes tyre padyshim që është Bobi, si dhe muzikantët me të cilët incizoi albumin e vet debutues – saksofonistët Dimitër Ljolev dhe Vladimir Kërparov, kitaristi Ludmill Krumov dhe pjesëmarrës të tjerë në “lëvizjen etno-xhaz”, sipas fjalëve të tij personale. Pjesët u prezantuan në turne koncertesh nëpër vend. Ja dhe historinë e albumit të ri:
“Disa vjet më vonë doli mundësia të zhvillojmë një koncert në ARCUB-Bukuresht, një nga qendrat më të njohura për art dhe kulturë. Ftesa erdhi nga saksofonisti Cristian Soleanu – organizatori i një vargu koncertesh, në të cilët morën pjesë muzikantë të njohur të xhazit nga Shtetet e Bashkuara dhe disa kolegë rumunë dhe ballkanikë. Unë nuk qesha i sigurt se çfarë do të rastisë, sepse qemë katër veta - unë, Ljolev, Krumov dhe Boris Taslev /kontrabas/ kurse në variantin origjinal jemi sekstet. Vetë koncerti u reklamua paraprakisht në mediat, kishte posterë nëpër të gjithë Bukureshtin, publiku na duartrokiste shumë dhe mbase prandaj dhe koncerti kaloi kaq mirë. Për fat regjisori i zërit kishte bërë një incizim shumë të mirë dhe pasi e dëgjuam me djemtë, vendosëm që ta lançojmë në treg. Është diçka e re dhe shumë e ndryshme, sikurse e shprehnim veten në një mënyrë më të plotë si dhe idetë tona për lidhjen midis folklorit dhe xhazit.Ne e lëshojmë albumin përmes një platforme në internet, e cila është për artistë të pavarur dhe propozon variante të shumta – për streaming, download, shpërndarje në CD.”
Muzikant në fushën e xhazit për nga arsimi, Borisllavi “zbuloi” folklorin bullgar relativisht vonë – pak përpara se të fillonte studimin e tij në Holandë në fund të viteve të 90-të. Studimi i muzikës sonë popullore dhe gërshetimi i saj me mjetet shprehëse të xhazit e çuan deri në disa projekte të tjera, mbi të cilët punon. Po merret dhe me studime shkencore:
“Fillova doktoratë në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”. Studioj stilet e baterive në muzikën ballkanike me theks mbi muzikën bullgare. Duke u kthyer në historinë e artit të interpretimit, të muzikës popullore dhe të xhazit kuptoj sesa shumë është bërë në të gjitha fushat – përpunime origjinale të këngëve, fjuzhën dhe xhaz-projekte. Mund të them se, kjo të cilën e bën brezi ynë është vetëm një vazhdimësi e traditës dhe detyra jonë është ta zhvillojmë më tej dhe ta pasurojmë atë me gjuhën muzikore të shekullit të 21-të. Unë merrem tanimë me folklorin bullgar jo vetëm për shkak të krijimit të muzikës origjinale. Për mua kjo u kthye në një mision. Shpresoj që shumë shpejt do të mbledhim me djemtë për të incizuar albumin tim tjetër prej autori. Këngët janë gati, ishalla të mundim deri në fund të vitit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / Jazzanitza
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy..