Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e kulturës çeke në Ballçik

Foto: arkiv

Për vit të katërt me radhë në Institurin Kulturor Shtetëror “Dvoreca” (Pallati) në qytetin bregdetar Ballçik do të zhvillohet Java e Kulturës Çeke. Fillimi do të jetë më 6 korrik në galerinë“Tuneli” me një ekspozitë të plastikëve prej qelqi. Në ekspozitë janë renditur veprat e krijuara gjatë një seri plenerash të nxënësve nga shkolla çeke për dizajn industrial e qytetit Velashske Mezirzhiçi (Valašské Meziříčí) të zhvilluar në Pallatin e Ballçikut.

Të gjitha veprat janë fryte të punës së nxënësve dhe mësuesve të tyre, të cilët çdo vit gjejnë frymëzim në kompleksin arkitekturor me park “Dvoreca”. Ekspozita do të jetë e hapur për vizitues deri më 12 korrik. Në të njëjtën datë është dhe koncerti, me të cilin do të mbyllet java e kulturës çeke. Në Sallën e Gurtë do të tingëllojnë veprat e Mocartit, Saint-Saens, Faure etj. në interpretim të trios familjare: Irzhi Pivovarçik – klarinetë, anëtar i  Ensemble Flair në Ostrava, Marketa Pivovarçikova – flautë, dhe 15-vjeçarja Barbora Pivovarçikova – piano, e cila mëson në gjimnazin në Velashske Mezirzhiçi. Bashkë me ta do të ekzekutojë dhe pianistja bullgare Biljana Eneva. Adhuruesit e muzikës së bukur dhe kulturës çeke mund të vizitojnë koncertin falas.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD