Sivjet teatrot do të vazhdojnë të punojnë gjatë korrikut. Artistët në Bullgari përsëri janë në skenë, pavarësisht se publiku është më pak për shkak të kërkesave për siguri dhe distancë fizike të lidhura me koronavirusin. Adhuruesit e teatrit kanë mundësi të përdorin biletat e tyre të blera para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme gjatë marsit dhe prillit. Hapësirat alternative për teatër gjithshtu nuk mungojnë.
Teatri Kombëtar “Ivan Vazov” ndërtoi një skenë në parkun mbas godinës së teatrit dhe shfaqjet atje grumbullojnë shumë shikues.
Teatri Dramatik i qytetit Vidin mori vendim të udhëtojë gjatë verës dhe të japë shfaqje falas për banuesit e fshatrave në rajonin e Vidinit. Nisma do të realizohet me ndihmën e vatrave të kulturës në këtë qark të Bullgarisë Veriperëndimore.
Aktorët e Teatrit të të Rinjve “Nikollaj Binev” gjithashtu ofrojnë një vend të ri për takimet e tyre me publikun. Dy nga shfaqjet më të suksesshme të këtij teatri do të prezantohen në të sapokrijuarën Platformë 6. Shfaqjet teatrale do të zhvillohen në këtë hapësirë të re për ngjarje kulturore, e cila ndodhet në parkun mbas Pallatit Kombëtar të Kulturës, në respektim të rreptë të masave kundër epidemisë.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..