Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fillim të 2021-ës në Sofje do të punojë superkompjuteri bullgar

Foto: BGNES

Në një ceremoni në “Sofia Tech Park” Kryeministri Bojko Borisov vuri gurin e themelit të godinës, në të cilën do të punojë superkompjuteri bullgar. Bullgaria është një nga tetë vendet në BE, në të cilat do të ketë superkompjuter. Kryeministri nënvizoi se kjo do të ndihmojë shumë zhvillimin e mjekësisë dhe farmacisë, prodhimin e pjesëve të ndërrimit dhe automjeteve, shkencën dhe inovacionet.

Borisovi falënderoi Komisionin Evropian për këtë projekt dhe kujtoi se Bullgaria konkurrohej me tërë Evropën për tërheqjen e këtij investimi. Superkompjuteri duhet të fillojë të punojë deri në fund të shkurtit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 20 gushtin 2025

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe lindore, priten reshje të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°,..

botuar më 25-08-19 7.35.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë

“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe vetë Ukrainës. Një paqe që garanton sigurinë e qytetarëve ukrainas, stabilitetin rajonal..

botuar më 25-08-19 5.07.MD

Kërkohen punonjës me paga nga 1077 deri në 13 mijë leva

Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Punësimit, janë rreth 11 mijë vende të lira pune nëpër zyrat e punës, njofton gazetarja e BNR, Maria Kostova. Pagat fillojnë nga 1077 leva – që është paga minimale mujore – dhe arrijnë deri në 13 mijë leva për..

botuar më 25-08-19 12.02.MD