Në një ceremoni në “Sofia Tech Park” Kryeministri Bojko Borisov vuri gurin e themelit të godinës, në të cilën do të punojë superkompjuteri bullgar. Bullgaria është një nga tetë vendet në BE, në të cilat do të ketë superkompjuter. Kryeministri nënvizoi se kjo do të ndihmojë shumë zhvillimin e mjekësisë dhe farmacisë, prodhimin e pjesëve të ndërrimit dhe automjeteve, shkencën dhe inovacionet.
Borisovi falënderoi Komisionin Evropian për këtë projekt dhe kujtoi se Bullgaria konkurrohej me tërë Evropën për tërheqjen e këtij investimi. Superkompjuteri duhet të fillojë të punojë deri në fund të shkurtit.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..