Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon kredi nga BE-ja në kushtet e pandemisë

Foto: arkiv

Një kredi prej 500 000 eurosh do të kërkojë Bullgaria me qëllim ruajtjen e nivelit të punësimit në shtet. Pritet se vendi do të disponojë me këto fonde që para fundit të 2020-ës.

Po shqyrtohen dhe mundësitë për aplikim në kuadrin e instrumentit SURE të BE-së, sidomos për financimin e masës kundër krizës të njohur si “60/40”. Buxheti i përbashkët i SURE do të jetë 100 mlrd. euro dhe vendet-anëtare mund të marrin mjete për financimin e masave të veta kombëtare për ruajtjen e punësimit.

Pritet se kredia për qeverinë bullgare do të jetë me kushte të favorshme dhe shteti do ta parapëlqejë para shitjes së obligacioneve ndërkombëtare. Pandemia e Covid-19 dhe pasojat ekonomike prej saj nuk mund të prognozohen dhe prandaj nuk mund të thuhet në se do të ketë nevojë për emetime në tregjet financiare ndërkombëtare, shpjegojnë nga Ministria e Financave




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit është për vizitë në Bullgari

Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..

botuar më 25-02-26 9.16.PD

Parashikimi i motit për 26 janarin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..

botuar më 25-02-25 7.35.MD

Presidenti dhe ministri i mbrojtjes: Na duhen më shumë para për mbrojtjen

“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov në Sofje. Në fjalimet e tyre në këtë ngjarje, si presidenti Rumen Radev, ashtu..

botuar më 25-02-25 5.08.MD