“Unë me shpirt jam këtu në Bullgari dhe prandaj fare nuk e kam të vështirë të shkruaj për të, duke jetuar në mijëra kilometra larg”. Këtë e tha përpara ca kohe shkrimtari Martin Rallçevski. Autori i cili ka lindur në Sofje është autor i afro 10 librave, disa nga të cilët të botuar dhe në gjuhët ruse dhe angleze, është teolog i diplomuar. Gjendja ekonomikeеpriftërinjve në vendin tonë e detyron të emigrojë në Angli. Dhe pavarësisht se pohon se “bullgarët e vërtetë janë këta, të cilët mbeten në Bullgari”, ai nuk pushon të punojë dhe përmes penës së tij për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës bullgare dhe të Ortodoksisë. Besimi në pavdekshmërinë më frymëzon, tha Martin Rallçev në intervistën e tij të dhënë për Radio Bullgarinë. Kurse libri i tij i fundit i botuar “Kuptimi në jetë” është i denjë që të filmohet. Disa e përcaktojnë si një libër-ilaç “të trazon thellë në shpirt, duke lënë pak gërvishtje dhe shumë dashuri”.
Çfarë mund t’i detyrojë bullgarët, të cilët jetojnë jashtë shtetit, të kthehen dhe historia më e re bullgare të mund të fitojë nuanca pozitive? Çudi? Si ajo, të cilën Rallçevski e përshkruan në librin e tij për malin Rodopi? Përgjigjen mund ta lexoni në publikimin e Radio Bullgarisë “Shkrimtari Martin Rallçevski: Duhet të besojmë se Bullgaria do të ekzistojë”.
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..