Marrëveshjet për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë janë një pjesë e rëndësishme e kornizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk.
Si një raportues i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Kyuchyuk komentoi se në dallim të shumë zgjedhjeve të tjera deri tani në Maqedoninë e Veriut tema për Bullgarinë nuk është më e rëndësishmja në diskursin e tanishëm të politikës së brendshme.
Çështja kryesore në fushatën paraelektorale është nëse shteti të kthehet 3 vjet prapa, ose nëse BE-ja është e ardhmja.
Në qoftë se Shkupi vazhdon në rrugëtimin e BE-së duhet të mirëmbahen edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, komentoi Ilhan Kyuchyuk.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..