Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafik normal në PKK "Kullata"

Foto: Keti Trençeva - BNR

Në pikëkalimet me Greqinë “Kullata”, “Kapitan Petko Vojvoda”, “Makaza” dhe “Ivajllovgrad” trafiku është normal, bëri të ditur BGNES.

Sipas të dhënave të “Policisë Kufitare” përmes “Ilinden-Eksohi” lejohet kalimi vetëm i kamionëve, maunave dhe punonjësve sezonalë që disponojnë dokumentet përkatëse. Në daljen e pikëkalimit “Vidin” drejt Rumanisë trafiku i komionëve dhe maunave është intensiv. Pika e kalimit kufitar “Zllatograd” ende është i mbyllur në dy drejtimet. Dje radha e veturave dhe kamionëve në “Kullata” arriti 15 km. dhe qindra familje me fëmijë ishin të bllokuar në kufirin me Greqi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD