Papritmas në moshën 94 vjeçe vdiq doajeni i alpinizmit bullgar prof. Georgi Atanasov, i njohur në rrethet alpiniste si Xhixhi.
Ai ishte i vetmi profesor i alpinizmit në botë dhe një prej figurave më të shquara në historinë e lëvizjes alpine bullgare. Është themelues dhe udhëheqës i katedrës “Turizëm, alpinizëm dhe orientim” në Akademinë Sportive Kombëtare.
Në historinë e alpinizmit bullgar ka lënë një gjurmë të thellë jo vetëm si alpinist, por edhe me dhjetëra librat mësimorë, artikujt dhe monografitë shkencore.
Ka realizuar mbi 600 ngjitje në vend dhe jashtë. Është autor i ngjitjes së parë bullgare të murit perëndimor të Petit Drunë Alpe, me Avram Avramovin. Në vitin 1964 ka kaluar përmes Murit të famshëm të Bezengit në Kaukaz.Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..