Papritmas në moshën 94 vjeçe vdiq doajeni i alpinizmit bullgar prof. Georgi Atanasov, i njohur në rrethet alpiniste si Xhixhi.
Ai ishte i vetmi profesor i alpinizmit në botë dhe një prej figurave më të shquara në historinë e lëvizjes alpine bullgare. Është themelues dhe udhëheqës i katedrës “Turizëm, alpinizëm dhe orientim” në Akademinë Sportive Kombëtare.
Në historinë e alpinizmit bullgar ka lënë një gjurmë të thellë jo vetëm si alpinist, por edhe me dhjetëra librat mësimorë, artikujt dhe monografitë shkencore.
Ka realizuar mbi 600 ngjitje në vend dhe jashtë. Është autor i ngjitjes së parë bullgare të murit perëndimor të Petit Drunë Alpe, me Avram Avramovin. Në vitin 1964 ka kaluar përmes Murit të famshëm të Bezengit në Kaukaz.Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore -..