Në fund të qershorit mbi 50% është rritur numri i automjeteve që punojnë me gaz dhe me motor elektrik në krahasim me një vit më parë, tregojnë të dhënat e Policisë Rrugore.
Automjetet e regjistruara me gaz janë 103 669 më shumë dhe tashmë numri i tyre i përbashkët është 305 960. Kjo është një rritje më shumë se 51%. Pritet se deri në fund të viti ato do të bëhen akoma më shumë, sepse afati për riregjistrimin e instalimeve me gaz ishte shtyrë deri në nëntor.
Numri i makinave elektrike gjithashtu rritet 57% dhe tashmë në vend ka 1493 të tilla, kurse të paregjistruarit janë 544. Modelet hibride janë 2989 më shumë dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm shkoi më 9817. Këtu rritja është 43.77%
Me diezel punojnë 1 319 985 vetura, apo 6% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Automjetet me benzinë janë 7,11% më shumë, apo gjithsej 1 222 741.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje institucionit presidencial që të kërkojë falje për qëndrimin e shprehur nga nënpresidentja Ilijana Jotova, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të parakohshme të 27 tetorit, nëse jo - të..
“Ka një popull të tillë” (ITN) tashmë kanë mbledhur 67 nënshkrime dhe po bëjnë ankim në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e pjesshëm të zgjedhjeve të 27 tetorit të këtij viti. Në një konferencë për shtyp në ndërtesën e Kuvendit Popullor, Toshko Jordanov,..
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në detyrë i punëve të brendshme Atanas Illkov tha për BNT se pas rritjes së tensionit janë përfshirë..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje..