“Po na presin mbrëmje të shkëlqyera verore të përmbushura me këngë, vallëzime dhe fllade deti”- thotë këngëtarja e këngëve popullore nga krahina e Stranxhës Zllatka Stavreva, drejtoresh artistike e Festivalit Muzikor dhe të Vallëzimit “Gërshetë folklorike”. Në të do të marrin pjesë ansamble, grupe këngëtarësh, grupe të vallëzimit dhe klube , si dhe interpretues individual nga i gjithë vendi. Pjesa më e madhe prej tyre nuk janë profesionist dhe prezantojnë folklorin burimor nga krahina e vet e lindjes, që premton një festë të vërtetë për vlerësuesit e krijimtarisë autentike popullore.
Kjo shfaqje do të zhvillohet mes gjelbërimit të njërit prej parqeve në qytetin Kiten. Ajo nuk është me një karakter konkursi dhe nuk ka taksë për të marrë pjesë. Hollësi për programin prezanton Zllatka Stavreva:
“Këtu në krahinën e Stranxhës, buzë Detit të Zi, nga data 8 deri më 12 korrik do të zhvillohet edicioni i parë i “Gërshetës folklorike”. Ideja për këtë festival muzikor dhe të vallëzimit lindi tek unë gjatë periudhës së karantinës, kur u bë e qartë se bien disa nga ngjarjet e planifikuara ndërkombëtare. Në “Gërshetën folklorike” do të marrin pjesë Formacioni Folklorik “Magda Pushkarova” dhe Kori Popullor i Grave “Trakia” pranë Shoqatës së Trakisë “Petko Vojvoda”- nga qyteti Varna, me drejtues Kalina dhe Gjeorgji Germanovi. Nga Divdjanovo /një lagje të qytetit Shumen/ do të vijnë madje disa grupe. Mes pjesëmarrësve është dhe një grup shumë interesant i meshkujve “Këngë Rodopëse” nga fshati i qytetit Razgrad Sejdoll /në Bullgarinë Verilindore/. Mbërrin dhe grupi folklorik i grave si dhe dy motrat Vasfie dhe Inka Bakallovi, të cilat këndojnë shkëlqyeshëm. Shumë interesant është dhe repertori i grupit për folklor autentik nga fshati Bellovec, bashkia e qytetit Kubrat, në Bullgarinë Verilindore, me drejtuese Milena Pençeva, si dhe grupi i djemve këngëtarë “Krenaria e Sredishtes” nga rrethi i qytetit Silistra, Shkolla e Vallëzimit “Veleka” nga qyteti Burgas. Ka dhe akoma shumë grupe të tjera-nga qytetet Pavlikeni, Sliven, Gëllëbovo, Çirpan, nga fshatrat në Bullgarinë Veriore. Do të marrin pjesë dhe interpretues individual, nxënës të docentes Binka Dobreva nga qyteti Sofja. Ne në rrethin e Stranxhës kemi një folklor unikal, por me një padurim presim të takohemi me bukurinë e artit popullor nga krahinat e tjera të Bullgarisë. Krijimtaria është mënyra më e mirë për komunikim të plotë vlefshëm dhe prandaj shpresoj se që të gjithë pjesëmarrësit të ndihen të lumtur nga ky takim!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: “Gërshetë folklorike”
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..