Që nga prilli deri në qershor 277 kompani në një nga industritë më të qëndrueshme në Bullgari – ajo e teknologjive të larta, kanë përdorur programin qeveritar kundër krizës “60/40”. Sipas të dhënave të agjencive të specializuara për studime biznesi në këtë fushë me 1,5 mln eurot e siguruara nga shteti sektori ka arritur të rruajë 4 700 vende pune.
Firmat e miratuara për subvencion janë nga biznesi i vogël dhe i mesëm (37%) dhe nga mikro-ndërmarrjet (62%). Degët e kompanive të mëdha për hardware dhe software nuk e kanë përdorur këtë mundësi.
Sipas analistëve një vend pune në sektorin teknologjik jep mesatarisht 7,5 mijë euro në formën e tatimeve, kurse në sektorin e softuerit – mbi 12 mijë euro. Prandaj është kaq e rëndësishmja ruajtja e vendeve të punës në këtë fushë – ajo do të sjellë afro 50 mln euro të ardhura në buxhet.
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..