Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hyjnë në fuqi masa suplementare kundër epidemisë

| rinovuar më 20-07-10 12.08.PD
Ministri Ananiev (në mes) dhe dy prej anëtarëve të shtabit operativ kundër Covid-19
Foto: BTA

Që nga ora 00.00 më 10 korrik me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev hyjnë në fuqi masa suplementare kundër COVID-19. Për shkak të rritjes së numrit të të konfirmuarve me koronavirus ndalohet publiku në të gjitha ngjarjet sportive në ambient të hapur apo të mbyllur. Mbyllen dhe të gjitha diskotekat, lokalet dhe klubet e natës në ambient të mbyllur. Ato, të cilët kanë hapësira në të hapur mund të punojnë vetëm po të plotësojnë vetëm 50% prej kapacitetit të tyre me kushtin e detyrueshëm të mbahet distanca prej 1,5 m. Eventet në ambiente të hapura dhe të mbyllura mund të zhvillohen vetëm me praninë e 30 njerëzve.

Organet shtetërore dhe institucionet përgjegjëse duhet të ushtrojnë kontroll në përputhje me kompetencat e tyre për aplikimin dhe respektimin e masave. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë

Në Festën Kombëtare, trengjyrëshi bullgar ndriçoi ndërtesat në Tiranë

Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..

botuar më 25-03-04 9.31.PD

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD