Vendet nga Eurozona janë gati të përkrahin Bullgarinë dhe Kroacinë që të hynë në mekanizmin ERM-II, i cili është etapa paraprake para implementimit të euros, bëri të ditur Reuters, duke cituar burimet e veta në BE.
Vendimi është i sigurt, pasi dy vendet kanë marrë përkrahjen përfundimtare të ministrave të financave të Eurozonës dhe BE-së.
Të premten dhe të shtunën Eurofin do të zhvillojë një takim video dhe pritet se vendimi do të shpallet pas mbylljes së bursave apo gjatë fundjavës dhe në këtë mënyrë do të evitohen spekulimet.
Pasi dy vendet hyjnë në dhomën e pritjes së Eurozonë, pas 2 vjetësh pritet se mund të fillojnë përgatitjen praktike për aderim në Eurozonë. Jo më herët se 2023 mund të presim dhe përdorimin e euros në dy shtetet.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..