Në një kohë, kur fatet e popujve vendoseshin kryesisht nga burrat, një bullgare doli në skenën ndërkombëtare për të shtruar çështje të rëndësishme edhe më sot për të drejtat e grave dhe të fëmijëve. Në vitin 1930 bashkëshortja e kryeministrit të Bullgarisë Adnrej Ljapçev – Konstanca, del para Bashkimit të Popujve duke kërkuar konventë kundër trafikut të grave dhe masa ndëshkimore për prindërit që abuzojnë me fëmijët e tyre.
Konstana Ljapçeva lindi në Sofje në vitin 1887 dhe ia kushtoi jetën bamirësisë – në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) si infermiere ajo u ndihmonte ushtarëve të plagosur dhe refugjatëve, ndërsa më vonë kur u vendos paqja u kthye në mbrojtëse të fëmijëve bullgarë. Për veprat e sai fisnike ajo u dekorua me “Kryqin e Madh” të Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe me Urdhrin e Zonjës për Merita Civile të mbretit Boris III.
“Konstanca Ljapçeva jetonte në një kohë të kufizimeve të mëdha sociale, shoqërore edhe politike – tregon Elica Pavlloviç, autore e projektit “Iluministe”. – Mirëpo ajo e kishte fatin të rritë në qytetin Trjavna në familjen e një pasaniku të madh, i cili e përcolli për të mësuar në Zvicër. Në sajë të arsimit të shkëlqyeshëm ajo zotëronte disa gjuhë të huaja. Kur u bë 24 vjeçe ajo u martua me Andrej Ljapçevin, i cili ishte pak më i moshuar se sa ajo, në atë kohë ishte 45 vjeç. Dhe megjithëqë në martesë ata dukeshin të barabartë, ajo kishte epërsi si për nga arsimi ashtu edhe për nga prejardhja. Të dy ata nuk ishin të lumtur bashkë dhe nuk do të jetë e tepruar në se thuhet, se jeta e saj ishte e vështirë, por ajo gjithnjë përpiqej të bënte më të mirën të paktën për të tjerët. Megjithëqë nuk kishte fëmijë ajo iu dedikua fëmijëve, dhe u bë nënë e të gjithë fëmijëve në Bullgari.”
Në sajë të punës këmbëngulëse ajo arriti t’u sigurojë fëmijëve mbrojtje ligjore dhe amësia të njihet si funksion me rëndësi jashtëzakonisht të madhe sociale. E dhënë pas misionit shoqëror dhe bamirësisë ajo shfaqi një ambicie edhe ndaj bashkëshortit.
Edukuar në frymë dhe sjellje evropiane gjë që i ndihmonte asaj në komunikimin me njerëzit e rangut më të lartë, Konstanca Ljapçeva zbuti sjelljen e bashkëshortit dhe përmirësoi pamjen e tij të jashtme. Përderisa ai ishte kryeministër i vendit, ajo jo vetëm që e këshillonte, por ngandonjëherë edhe e kritikonte.
“Fakti se ishte e martuar me një burrë i cili tri herë ishte kryeministër i Bullgarisë, kishte rëndësi për daljen e saj në skenën më të lartë shoqërore – tregon Elica Pavlloviç. – Kjo i hapi rruga drejt Bashkësisë së Kombeve, ndërsa zotërimi i gjuhëve të huaja e ndihmonte në vendosjen e kontakteve të shumta. Nga letrat e saj për bashkëshortin zbulohet, se ajo udhëtonte për takime të organizatave ndërkombëtare me delegacione të përbëra kryesisht prej burrash. Dhe ata burra jo vetëm që nuk e ndihmuan, përkundrazi ata edhe e injoruan sepse ishte grua. Mirëpo, Konstanca Ljapçeva posedonte virtyte personale të cilat e ndihmuan në situata të tilla. Doemos ajo nuk e nisi veprimtarinë e vet në nivel ndërkombëtar, më parë filloi të realizojë idetë e veta në Bullgari.”
“Ajo krijoi shumë shtëpi dhe jetimore në sajë të veprimtarisë së vet shoqërore dhe politike – shton Elica Pavlloviç. – Dhe Konstanca Ljapçeva jo vetëm që ndiente nevojë por edhe kishte forcë për të bërë këtë. Dhjetëra vite të jetës ajo i kushtoi bamirësisë. Konstanca Ljapçeva ishte bashkëthemeluese ndërsa më vonë u bë edhe kryetare e Lidhjes për Mbrojtjen e Fëmijëve. Gjatë viteve kjo organizatë u zmadhua dhe në fund të jetës së saj kishte 150 mijë anëtarë nga 3 mijë organizata. Kështu që ajo ishte një grua me mision.”
Ashtu siç burri i saj Konstanca Ljapçeva i la trashëgimi tërë pasurinë e vet shtetit. U nda nga jeta në vitin 1942. Sot kjo grua me zemër të madh është pak e harruar, siç ndodh me shumë bullgarë të tjerë mirëbërës. Për fat të keq në çdo Festë të Fëmijëve nuk përmendet emri i saj, megjithëqë në sajë të iniciativës së kësaj gruaje të famshme në vitin 1927 u vendos që në Bullgari të shënohet Dita e Fëmijëve.
Përgatiti në Shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Dimitër Karastojanov
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..