Ekspozita e organizuar nga Bashkia e Kryeqytetit dhe nga Muzeu Letrar Kombëtar është në lidhje me 170 vjetorin e lindjes së patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov (ai ka lindur më 9 korrik 1850). Deri më 26 korrik në Galeri në të hapur përpara Teatrit Popullor në Sofje mund të njiheni me momentet kryesore nga biografia jetike dhe krijuese e Vazovit, të treguara në 28 panele dokumentare. Një vend të posaçëm i është caktuar dhe familjes së tij – nënës Sëba Vazova, vëllezërve të tij – gjenerali Vlladimir Vazov, gjenerali Gjeorgji Vazov dhe doktori Boris Vazov. Fotografi, dorëshkrime, korrespondencë, kujtime të njerëzve të afërt dhe të bashkëkohësve plotësojnë tregimin vizual për veprimtarinë e shquar letrare dhe shoqërore të Ivan Vazovit.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..