Shefi i Shërbimit të Rojës Kombëtare gjen. Krasimir Stançev dha dorëheqjen pasi ajo ishte kërkuar nga Presidenti Rumen Radev. Deri në këtë situatë çuan letrat e dërguara nga ana e Shërbimit të Rojës Kombëtare deri në institucionet përgjegjëse për kufizimin e aksesit të qytetarëve deri në parkun “Rosenec”, i cili është pronë publike. Këtë e bënë të ditur nga Zyra e Presidentit për Shtyp.
Pak më herët nga partia në pushtet GERB gjithashtu kërkuan dorëheqjen e gjeneralit Stançev, kurse Kryeministri Bojko Borisov në një brifing të jashtëzakonshëm shpalli se pikërisht Shërbimi i Rojës Kombëtare ka kërkuar ndalimin e lundrimit të anijeve dhe ndalimin e aksesit tokësor deri më 15 shtator në zonën rreth rezidencës verore të kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ahmed Dogan.
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..
Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur..