“Ndoshta mendoni se pas fjalimit të Presidentit tani do të reagojmë në mënyrë të ngjashme. Jo nuk do të ketë reagim të tillë!” , tha Zv.Kryeministri Tomisllav Donçev në lidhje me fjalët e Presidentit Rumen Radev, me të cilat ai kërkoi dorëheqjet e qeverisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
“Sot deklaroj se Presidenti bullgar ka më shumë se një viti deri në fundin e mandatit të tij dhe shpresoj se ai do të mbetet në vendin e tij deri atëherë, pavarësisht se nuk jam dakord me një pjesë prej tezave të tij” – shtoi Tomisllav Donçev. Sipas fjalëve të Presidentit qeveria është kthyer në mafie pasi Prokuroria ngriti akuzë kundër këshilltarëve të tij”.
Zëvendëskryeministri shtoi gjithashtu se Rumen Radev sot ka kërkuar tërë pushtetin, sepse sipas Kushtetutës në se qeveria jep dorëheqje kabineti provizor do të qeverisë pa parlament.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..