Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mijëra protestuan kundër qeverisë, Kryeministri nuk do të japë dorëheqje

Foto: BGNES

Njerëzit, të cilët tri ditë me radhë shprehin pozitën e tyre nën dritaret e qeverisë,  duke kërkuar dorëheqjet e Kryeministrit dhe Kryeprokurorit, do të vazhdojnë protestën dhe sot. Mbrëmë ata u mblodhën për një protestë paqësore deri në mesnatë dhe ajo përfundoi pa incidente dhe përleshje me policinë.

Në një moment madje policët hoqën mburojat e tyre, kurse të pranishmit i duartrokisnin.

Duhet të ndalojmë poshtërimet në Bullgari, vjedhjet në shtet vazhdojnë. Dua të jetoj këtu, jo të emigroj”, shpjeguan motivet e veta njerëzit në shesh.

Gjatë kohës së mitingut Kryeministri Bojko Borisov ua drejtuar njerëzve me video në rrjetin social Facebook dhe shpalli se nuk do të japë dorëheqje. “Asgjë tjetër nuk na detyron të mbetemi në pushtet, vetëm përgjegjësia”, tha ai dhe paralajmëroi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndë për të gjithë ne.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali " Rrushi i Artë " mbledh edhe njëherë prodhuesit dhe dashamirët e verës së Mellnikut

Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..

botuar më 25-02-08 5.25.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të mbizotërojë mot me diell me rritje më të theksuar të vranësisë në Rrafshinën e Danubit...

botuar më 25-02-07 7.35.MD

U arrestuan tre bullgarë për pjesëmarrje në një grup kriminal ndërkombëtar

Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..

botuar më 25-02-07 4.42.MD