Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdiq poetesha Mirjana Basheva

Mirjana Basheva
Foto: arkiv personal

Në moshën 73 vjeçe vdiq poetesha Mirjana Basheva, e njohur ndër adhuruesit e saj si “Poetesha e butësisë kozmike”.

Këngët me vjershat e saj në interpretim të grupeve të njohura bullgare të muzikës pop janë të dashura të shumë bullgarëve. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhët kryesore evropiane. Ka vjersha të përfshira në antologjinë “Argjila dhe ylli – poetë bashkëkohorë bullgarë”, e cila u botua në SHBA në vitit 1992 me ndihmën e poetit dhe përkthyesit bullgar Georgi Balev.

“Humbëm një krijues një poeteshë, gazetare, publiciste shumë të talentuar, e cila lëri një gjurmë të thellë me krijimtarinë e vet, tha për BTA-në Dimitër Hristov – anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD