Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2020 eksporti i Bullgarisë po ulet 8.1% për shkak të pandemisë së Covid-19 deri në 10.5 mlrd euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, tregojnë të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Importi pakësohet 12.7% deri në 11.5 mlrd euro.
Gjatë pesë muajve të parë të vitit eksporti drejt BE-së ulet 7.7% deri në rreth 7.1 mlrd euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ndërsa drejt vendeve të treta – 8.9% deri në 4 mlrd euro.
Për periudhën e njëjtë importi në Bullgari nga BE-ja gjithashtu ulet – 13.2% deri në rreth 7.1 mlrd euro, ndërsa nga vendet e treta pakësohet 11.9% deri në 4.6 mlrd euro.
Pritet që pas lëshimit të masave kufizuese në Bullgari, BE dhe në botë të fillojë përmirësimi i këmbimit të mallrave.Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..