Deputetët e grupit parlamentar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtruan mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo është prova e pestë e opozitës për ta rrëzuar qeverinë. Tema e votës përsëri është lidhur me korrupsionin.
Gjatë vitit 2018 e majta bëri provë për ta rrëzuar kabinetin për shkak të dështimit të tij në luftimin e korrupsionit.
Tri provat e tjera gjatë viteve të kaluara ishin lidhur me sektorët e sigurimit, shëndetësisë dhe të mjedisit dhe ujërave.
Këtë herë vota koincidoi me protestat në Sofje dhe në mbarë vendin.
Debatet duhet të fillojnë jo më herët sesa 3 ditë pas parashtrimit të mocionit të mosbesimit, ndërsa vetë votimi duhet të mbahet 24 orë pas përfundimit të debateve.Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë..