Në rregullat e dhomës së pritjes për eurozonën ERM II ka një interval prej plus-minus 15%, brenda të cilit një valutë mund të lëvizet, që të konsiderohet si stabile. Ka pyetje nëse kursi lev-euro është i fiksuar, ose do të lëvizet në këtë interval, tha para Bloomberg TV Bulgaria Vasill Todorov, kryesekretar i Dhomës Industriale-Tregtare Bullgare.
Kursi lev-euro tani për tani është fiksuar dhe nuk priten ndryshime. Intervali është valid për vendet, ku valuta ende është e lëvizshme, sqarojnë nga Dhoma.
Sipas Todorovit aderimi i Bullgarisë në ERM II është një garanci e padyshimtë dhe sinjal për investitorët, por kjo në asnjë mënyrë nuk e çliron Bullgarnë nga misioni i saj për të tërhequr investitorë seriozë.Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..