Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të shkëputesh” nga toka - film i shkurtër për skate kulturën në Festivalin “Burgas 2020”

Foto: burgas.bg

“Skate modern” nga viti 2014, “I humbur në Karanca” nga viti 2019 dhe “Derisa të mos arrijmë Lindjen” nga viti 2018, janë pjesë nga titujt e filmave  të cilët do t’i detyrojnë shikuesit “të harrojnë” për gravitacionin tokësor gjatë kohës së Festivalit Ndërkombëtar të Filmave  “Burgas 2020”. Fillimi i edicionit të pastë të radhës të festivalit  është më 18 korrik ditën e shtunë nga ora 21.15 me hyrje të lirë në skenën e hapur “Kërmilli”. Filmat për skate kulturën do t’i prezantojë miku ynë i posaçëm Deni Allkaniz - organizator i “TOUS COURTS” - një nga forumet më prestigjioze për një film të shkurtër në Francë.

Skate kultura në qytetin Burgas është pjesë e pandarë nga fryma dhe shpirti i qytetit akoma që në fillim të viteve 90, kur përpara ish godinës së Universitetit të Lirë të Burgasit filluan takimet e para të tifozëve skate, kurse prania e tyre nuk pushon duke u ndier dhe sot. Në anonsën paraprake organizatorët e festivalit venë në dukje se skateboarding është para së gjithësh një kulturë e frymës dhe e shpirtit të lirë, kurse një interes ndaj tij tregojnë jo vetëm “adhuruesit e dërrasës”, por dhe kalimtarët e zakonshëm, të tërhequr dhe të mahnitur nga “magjia e lëvizjeve të tyre”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD