Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se do të japë dorëheqje në qoftë se komandantët, këshilli i koalicionit, ose Kryeministri janë të mendimit se ai nuk ia ka dalë mbanë detyrës së vet.
Bashkë me Presidentin Rumen Radev ai ishte i pranishëm në stërvitjen ushtarake-detare “Briz 2020”. Në Burgas Ministri Karakaçanov komentoi se ka të ngjarë që kabineti i ri i “remontuar” të jetë pa Kryeministrin Bojko Borisov. Mirëpo, kjo do të bëhet e qartë pas mocionit të mosbesimit.
Sa u përket protestave në vend Zëvendëskryeministri vuri në dukje se shoqëria duhet të jetë e qartë se çfarë e pret pas kësaj.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..