Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se do të japë dorëheqje në qoftë se komandantët, këshilli i koalicionit, ose Kryeministri janë të mendimit se ai nuk ia ka dalë mbanë detyrës së vet.
Bashkë me Presidentin Rumen Radev ai ishte i pranishëm në stërvitjen ushtarake-detare “Briz 2020”. Në Burgas Ministri Karakaçanov komentoi se ka të ngjarë që kabineti i ri i “remontuar” të jetë pa Kryeministrin Bojko Borisov. Mirëpo, kjo do të bëhet e qartë pas mocionit të mosbesimit.
Sa u përket protestave në vend Zëvendëskryeministri vuri në dukje se shoqëria duhet të jetë e qartë se çfarë e pret pas kësaj.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..