Në përkrahje të protestave antiqeveritare, të cilat tanimë për ditë të 12 me radhë po zhvillohen në të gjithë Bullgarinë, shpallen gjithnjë e më shumë bullgarë jashtë shtetit. Ata po kështu duan që zëri i tyre të mund të dëgjohet, organizohen në rrjetet sociale dhe shprehin dëshirën e vet për ndryshim. Berlin, Bruksel, Vjenë, Paris, Londër, Kopenhagë, Barcelonë dhe Haga janë një pjesë nga vendbanimet, në të cilat bashkatdhetarët tanë ngritën zërin e vet në përkrahje të protestave tek ne .
Gabriella Bençeva është koordinatore e protestës së parë në Nuremberg në (Gjermaninë Juglindore), që u zhvillua më 19 korrik. Ajo jeton në qytet prej 9 vjetëve. Aty ka përfunduar arsimin e vet të mesëm dhe të lartë. Aktualisht bullgarja 25 vjeçare është juriste e cila punon dhe arsimohet në Gjykatën e Nurembergut.
Sipas fjalëve të saj, kërkesat e bullgarëve në Gjermani nuk dallohen nga ato të bashkatdhetarëve të saj në Bullgari dhe nëpër botë, kurse ato janë - qeveria dhe prokurori i përgjithshëm të japin dorëheqje. Bullgarja e re është kategorike, se duhet të ketë dhe burg për fajtorët. Sipas saj, gjithnjë e më shumë bullgarë duan që të kthehen në atdhe, por jo dhe gjatë drejtimit të tanishëm. “Ne nuk jemi arratisur nga Bullgaria, por ata na dëbuan - nënvizon Gabriella, dhe shton. - Ne duam që të jetojmë në Bullgari”. Për bullgaren ky është mesazhi më i rëndësishëm, i cili duhet të arrijë deri te të gjithë.
Argumenti i qeverisë, për të mos dhënë dorëheqje është se, tani nuk është kohë për zgjedhje përpara afatit, duke pasur parasysh krizën e ardhshme ekonomike, si rezultat i pandemisë nga Covid-19. Një sërë analizuesish po kështu theksojnë se, mungesa e alternativës politike nuk ka sesi të sjellë deri në ndërrimin e modelit. Por, këto konkluzione nuk mund të ndalojnë valën e pakënaqësisë e cila përfshin dhe bullgarët nëpër botë. Për një pjesë të madhe prej tyre kufiri i durimit është i arritur dhe ka ardhur kohë për një ndryshim rrënjësor politik - është kategorike Gabriella Bençeva:
“Njerëz të arsimuar dhe inteligjentë dalin në rrugë dhe duan që t’i dëgjojnë - thotë ajo. Çdo një prej nesh mund të jetë një pjesë nga modeli i ri, por nuk duhet të lejojmë që drejtimi i tanishëm të mbetet. Në qoftë se vijnë njerëz të tjerë, nga të cilët po kështu nuk jemi të kënaqur, përsëri do të protestojmë. Derisa të mos të gjejmë njerëz inteligjentë, të arsimuar, të cilët të dinë sesi drejtohet një shtet. Dhe pse të mos të jenë njerëz të rinj, të cilët kanë mësuar jashtë dhe mund të tregojnë një tip të menduarit fare të ri? Perse kjo të mos të jetë një nga zgjidhjet?”
Në vazhdim të 30 vjetëve asnjë model i drejtimit nuk mundi që t’i detyrojë bullgarët e rinj të mos të ikin nga Bullgaria. Cilat prioritete të pushtetarëve mundet t’i bindin që të kthehen?
“Demokracia, sepse në sytë e mia ne nuk jetojmë në demokraci. Zakonet le të ndryshojnë në mënyrë të tillë, që të mund t’i përgjigjen demokracisë dhe të mund të jemi të sigurt se nuk ka korrupsion. Duhet të ngulmohet mbi arsimin dhe shëndetësinë. Është me rëndësi që t’i ruajmë njerëzit dhe hap pas hapi të nisemi në ndonjë farë drejtimi. Por, në rrugë sociale. Kjo e cila për mua është shumë e rëndësishme si juriste eshte transparenca. Kur qesh 16 vjeçe, doja që të shikoja sesi zhvilloheshin gjërat jashtë shtetit, si jetonin të rinjtë , si mendonin. Tani jam 25, përfundova studimet e mia në drejtësi. Në këtë moshë dua të kthehem në Bullgari dhe të jap diçka për vendin tim. Ajo që varet prej meje, do ta bëj”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotot janë të ofruara nga Gabriella BençevaMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..