Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti për gjuajtësit F-16 nuk do të vonohet për shkak të Covid-19

Foto: BTA

Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa, ambasadori i Rumanisë Ion Galea dhe ambasadorja e Gjeorgjisë Tamara Liluashvili bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe shefin e mbrojtjes admirali Emill Evtimov vizituan elementin ushtarako-detar të koordinimit për Detin e Zi.

Ambasadorët u njohën me mundësitë dhe detyrat e elementit ushtarako-detar të koordinimit. Me vizitën e tyre ata shprehën edhe solidaritetin e vet ndaj përpjekjeve të Bullgarisë për krijimin e kësaj qendre detare të koordininimit, komentoi Karakaçanov.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari Ministri bullgar deklaroi se projekti për gjuajtësit F-16 nuk do të vonohet për shkak të Covid-19. “Në një letër nga Pentagoni dhe nga firma zbatuese “Lockheed Martin” na siguruan se pandemia nuk i ka vonuar afatet për zbatimit të marrëveshjes”, tha Karakaçanov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..

botuar më 25-05-14 10.26.PD
Valldis Dombrovskis

Eurozona do të sigurojë stabilitet më të madh financiar për Bullgarinë

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..

botuar më 25-05-14 9.17.PD

Parashikimi i motit për 14 majin 2025

Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..

botuar më 25-05-13 7.35.MD