Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniella Bobeva: Prognozat për 7.2% ulje të ekonomisë do të ripohohen

Daniella Bobeva
Foto: BGNES

“Ekonomia bullgare filloi të grumbullojë probleme serioze shumë kohë para pandemisë. Nuk është korrekte ta akuzojmë vetëm krizën e koronavirusit për problemet e ekonomisë”. Këtë e tha për BNR-në Daniella Bobeva – ekonomiste dhe ish-zëvendëskryeministre. Ajo mbështetet tek raportet e Komisionit Evropian (KE) dhe të Bankës Qendrore Evropiane nga javët e fundit me të dhëna për vitin 2019, të cilat tregojnë tendenca të pafavorshme në zhvillimin e ekonomisë bullgare.

Sipas Bobevës prognoza e KE-së se sivjet do të ketë 7.2% ulje të ekonomisë do të ripohohen.

Ish-kryeministrja mendon se problemet mund të përballohen me vullnet politik. “Mirëpo, aktualisht po ecim jo drejt ekonomisë së tregut, por drejt rikthimit të modeleve të vjetra me pjesëmarrjen gjithnjë e më të madhe të shtetit, të cilat deri tani nuk kanë qenë efektive për Bullgarinë”, vuri në dukje Bobeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD