Dy simbolet me të cilat njerëzit nga e gjithë bota e lidhin Bullgarinë janë vaji i trëndafilit dhe kosi bullgar. Aroma dhe shija e tyre mahnitin çdo një turist i cili ka vendosur që të vizitojë vendin tonë. Tregohen legjenda për cilësitë e tyre shëruese, kurse nobelisti në mjekësi Ilja Meçnikov pohon se kosi mbase është një nga shkaqet për jetëgjatësinë e njerëzve në vendin tonë.
Në ditët e sotme interesi ndaj “eliksirit të jetëgjatësisë” nuk pushon dhe nuk mungojnë prova, që bakteri i dobishëm i cili është përgjegjës për fermentimin - Lactobacillus bulgaricus, të shtohet dhe ndaj produkteve të tjera ushqimore. Mbase do të befasoheni, por ky bakter tanimë po përdoret dhe për bërjen e bonboneve.
Të pushtuar nga dëshira të eksperimentojnë me shijet, katër njerëz të rinj krijojnë bonbonet e para prej proteine me probiotik, vaj trëndafili dhe polen bletësh.
“Donim që bonbonet të jenë me shumë proteina, me një sasi shumë të ulët kalorie dhe kështu na erdhi në mëndje të shtojmë në to dhe probiotik. Kërkuam ndonjë shtam të përshtatshëm të baktereve probiotike, të cilin na ofroi një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në Bullgari. Përveç tij vendosëm të përfshijmë akoma trëndafil dhe mjaltë. Çdo gjë filloi fare rastësisht, por rezultati është shumë i mirë dhe kjo na bind gjithnjë e më shumë në potencialin e idesë”.
Ideja nuk mbetet pa u vënë re dhe eksperimentuesit marrin financimin e domosdoshëm për realizimin, duke realizuar një kusht shumë të rëndësishëm – produkti të kontribuojë për ndryshimin, lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzve. Hapi tjetër i të rinjve krahas me përsosjen e recetave dhe të gërshetimit të shijeve është të imponojnë produktin e vet dhe jashtë kufirit.
“Tanimë po negociojmë me një përfaqësues në Gjermani – një treg, në të cilin shpresojmë të hyjmë mot - tregon motori kryesor i projektit Zhasmina Gevezieva. Me siguri do të fillojmë me tregjet kryesore në Evropë, ku tashmë kemi partnerë nga projektet e mëparshme ose thjesht miq, të cilët e njohin mirë tregun përkatës.“
Që të mund një produkt vendas të jetë i suksesshëm jashtë shtetit, ai duhet të kënaqë plotësisht kërkimin dhe nevojat e klientëve, si dhe të zgjidhë një problem konkret të konsumatorit. Zhasmina është e bindur se bonbonet me proteinë bullgare do të kenë sukses dhe jashtë Bullgarisë:
“Problemi të cilin duam që ta zgjidhim është sesi mund të hash diçka të ëmbël, e cila të jetë maksimalisht e dobishme për shpirtin dhe trupin. Ne i njohim konsumatorët si dhe mënyrën në të cilën mendojnë. Mendojmë se prej tyre ka një grup mjaft të madh si në Bullgari, kështu dhe jashtë saj. Produktet tipike bullgare na japin përparësi në konkurrim. Trëndafili dhe probiotiku deri tani nuk janë kombinuar me bonbone. Shpresoj që njerëzit të pëlqejnë shijen dhe të mësojnë më tepër për Bullgarinë përmes bonboneve tona”.
Kureshtare është se, një copë nga kjo ëmbëlsirë është mezi disa gramë, por është jashtëzakonisht ngopëse.“Ka dy shkaqe për këtë efekt. I pari është proteina, e cila në mënyrë të dëshmuar është makronutrienti më ngopës. I dyti janë fibrat e shtuara, të cilat kanë një efekt të dëshmuar ngopës”,sqaron Zhasmina Gevezieva dhe vlerëson mundësitë për sipërmarrësi në Bullgari kështu:
“Mjedisi për krijimin e biznesit është optimal. Kjo është e vlefshme dhe për projektet e softuerit. Sa i përket financimit, tanimë do të hapen mundësi. Kjo do të përkojë dhe me procesin tonë të zhvillimit. Prandaj për ne nuk ka pengesa të veçanta dhe shqetësime për këtë moment. Punojmë me qëllim, bile dhe të shtunën dhe të dielën dhe kështu për tre muaj krijuam këtë produkt. Që të gjithë në ekip mundohemi të jemi tolerantë ndaj dallimeve që i ka secili prej nesh – kjo është një nga formulat për sukses në punë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / CardinalBites
Bullgaria nuk do të detyrohet të mbyllë termocentralet me qymyr ose impiantet e ngrohjes qendrore me qymyr gjatë periudhës së dimrit, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov para fillimit të forumit RE-Source Southeast 2025, i cili po zhvillohet në..
Vitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë e deklaroi në Londër guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në forumin e fondit të..
Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës:..
Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës..
Banka Botërore uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike të ekonomisë globale dhe të Bullgarisë për këtë dhe vitin e ardhshëm. Vlerësimi është pjesë e..