Para mesnate përfundoi dita e 13 e protestave antiqeveritare në Sofje, bëri të ditur BNR.
Pas mocionit të pasuksesshëm të mosbesimit kundër qeverisë qytetarë të pakënaqur vazhdojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Protestuesit kërkojnë miratimin e votimit me makina dhe thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, i cili të kufizojë të drejtat e Kryeprokurorit.
U bllokua përkohshëm udhëkryqi kryesor Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Një pjesë e protestuesve shkuan para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të kërkuar përsëri dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të medias.Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..